Kriptomonedhat më të famshme në botë patën një moment triumfi gjatë të premtes. Bitcoin u rrit me 4% dhe shkoi në vlerën e 19.463 dollarë. Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe, u rrit me 7% dhe shkoi në 1.352 dollarë
Bitcoin ka mbajtur në masë nivelet e 19.000 dollarëve, edhe pse bankat qendrore globalisht i janë drejtuar rritjes agresive të normave të interesi. Pas rritjes së normave nga Banka e SHBA-së, Bitcoin ra nën 18.400 dollarë, niveli i tij më i ulët që nga fillimi i qershorit, por më vonë rifitoi vrull në seancën e së enjtes pasi investitorët filluan të rikthehshin përsëri në tregun e kriptove.
Kapitali total i tregut të kriptove u rrit me 5% brenda 24 orëve dhe kapi vlerën e 953.18 mld dollarë.
Ethereum nisi rritjen për herë të parë pas përditësimit të rrjetit, “Merge” që u shoqërua me rënie të vlerës së monedhës dhe largim të investitorëve nga ajo. Një javë më vonë, Ether po rimerr veten edhe pse ende nën kufirin e 1.400 dollarëve./Economictimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




