Kriptomonedhat e lançuara nga presidenti Donald Trump dhe gruaja e tij pak ditë para inaugurimit, po dëmtojnë reputacionin e industrisë dhe rrezikon të nxisë një reagim negativ nga investitorët, sipas ekspertëve të kriptove.
Kriptomonedha $TRUMP doli të premten mbrëma dhe ajo $MELANIA të dielën. Vlera nominale e të dyja monedhave u rrit në pak kohë dhe vetëm ajo e presidentit arriti në 14.5 mld dollarë, ndërsa e Melanias, 3 mld dollarë. Por deri më tani e kanë humbur gjysmën e vlerës, pas akuzave për konflikt interesi dhe shqetësimet se investitorët u “tërhoqën” të investonin në kriptomonedha shumë më të luhatshme se BTC.
“Më quani të vjetër, por unë mendoj se presidenti duhet të fokusohet në drejtimin e shtetit, pa përmendur konfliktin e interesit”, tha Nic Carter, sipërmarrës dhe mbështetës i Trump.
Një nga investitorët më të mëdhenj, në Forumin e Davosit, e quajti dyshen Elon Musk dhe Donald Trump “Crasus dhe Cezari” i kohëve moderne – duke iu referuar figurave të politikës romane, që krijuan aleanca për interesat e tyre. “Po shohim ‘fundin e një perandorie’. Natyra njerëzore nuk ndryshon kurrë”, tha ai në anonimitet.
Shumica e tregtisë së monedhave Trump nuk ka qenë në SHBA, por në Azi.
Këto kriptomonedha, që njihen edhe si monedha “meme”, përshkak të paqëndrueshmërisë që kanë, nuk kanë asnjë model apo bazë për të mbështetur vlerën e vet. Vlera e tyre varet nga popullariteti, që zakonisht lidhet me personazhin apo “meme-n” që përfaqësojnë.
Monedhat e Trump-ëve u lançuan pas nëj fushate premtuese të Donald, ku shprehu përkushtimin dhe pëlqimin e tij për kriptomonedhat. Ai premtoi një regjim më miqësor për këto kompani, pas diskriminimit të bërë nga administrata e Biden.
Por shumë nga industria, janë të shqetësuar dhe kjo do të shkaktojë dëm në sektor, në një kohë që industria tenton të rimëkëmbet nga skandalet e shumta.
“Kjo memecoin përfaqëson më të keqen e kriptove,” tha Maxine Waters, kongresmene demokrate dhe anëtare e Komitetit të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA. “Trump ka krijuar një mënyrë për të anashkaluar ligjet e sigurisë kombëtare dhe kundër korrupsionit, duke lejuar palët e interesuara të transferojnë para në mënyrë anonime tek ai dhe rrethi i tij i ngushtë”.
“Unë besoj se kjo e dëmton industrinë,” tha Anthony Scaramucci, themeluesi i SkyBridge Capital dhe ish-drejtor i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, gjatë një paneli në Davos të martën. “Unë mendoj se do të ngadalësojë procesin rregullator,” shtoi Scaramucci, firma e të cilit drejton një fond të aseteve digjitale. Memecoin-et më të njohura në botë janë aktive që i referohen momenteve dhe personazheve virale të internetit – si Dogecoin, që përfaqëson një qen Shibu Inu, krijuar nga Elon Musk; Pepe, që përfaqëson një bretkocë jeshile komike; dhe Fartcoin.
Pas drejtimit të Trump, Lorenzo Seëell, një pastor i Detroitit që foli gjatë inaugurimit të presidentit, njoftoi lëshimin e memecoin-it të tij më vonë atë ditë. “Kam nevojë që të më bëni një nder dhe të shkoni ta merrni atë monedhë në mënyrë që ne të përmbushim vizionin që Zoti na ka thirrur të bëjmë në tokë”, tha ai në një video në internet.
Ndërsa premtimet e Trump për rregullore miqësore me kriptomonedha u mirëpritën nga industria, drejtuesit dyshojnë se entuziazmi i presidentit për memecoins do t’u sjellë dobi atyre në planin afatgjatë.
Në një përpjekje të dukshme për të shmangur paditë e mundshme, kushtet e renditura në faqen e internetit të monedhës Trump thonë se përdoruesit “pajtohen që ju nuk do të sillni, bashkoheni ose merrni pjesë në asnjë padi grupore për çdo pretendim, mosmarrëveshje ose polemikë që mund të keni”. Haliey Welch, e cila krijoi një memecoin të quajtur “HaWk Tuah” bazuar në një moment viral në internet, u padit në fund të vitit të kaluar pasi investitorët humbën para në monedhës e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.