Treg

Kriptomonedhat, bie fuqia blerëse e Shqipërisë

Nga Gazeta 'SI' - Databaza më e madhe e kriptomonedhave Chainalysis ka publikuar pjesën e dytë të Indeksit të Kriptove për vitin 2024, ku jepen më shumë detaje për rënien e Shqipërisë.

Indeksi tregon se Shqipëria ka humbur 25 vende nga viti 2023 dhe qëndron në fund të vendeve të rajonit. Shqipëria pozicionohet në vendin e 109-të, nga 151 shtete të renditura dhe ka humbur dhe pikë në renditje, nga 0.009 që ishte një vit më parë, në 0.007 këtë vit. Pika 1 është vlerësimi maksimal.

Sipas nënindekseve, Shqipëria ka një rënie të vlerave totale të transaksioneve në kripto, duke e pozicionuar atë në vendin e 110-të nga 151 vende ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 106 me 155 vende. Në këtë tregues, raporti mat aktivitetin e kriptomonedhave në shërbime të centralizuara (platforma këmbimi) në raport me fuqinë blerëse të qytetarëve, PPP, sipas vendit.

Treguesi i dytë është pothuajse i njëjtë por matjen janë bërë sipas aktivitetit individual dhe jo platformave të shkëmbimit ndaj fuqisë blerëse dhe Shqipëria renditet në vendin e 117-të nga 110 një vit më parë.

Në treguesin e tretë, raporti mat transaksionet nga sistemet DeFi në raport me fuqinë blerëse, sisteme të decentralizuara të krijuara në blockchain për të kryer transaksionet, ku Shqipëria listohet në vendin e 111-të, një rënie e fortë nga pozicioni i 58 që ishtë një vit më parë.

Në treguesin e pestë, raporti mat transaksionet në DeFi, por individuale, ku vendi jonë është në vendin e 100-të, ku përsëri ishte e 58-a.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë