Treg

Kriptomonedha që po zëvëndëson Bitcoin redukton ofertën në treg

Ethereum njoftoi ndryshimin më të madh të bërë nga kompania në blockchain që nga fillimi i vitit 2015, që do të ndikojë edhe në vetë cmimin e kriptomonedhës.

Ethereum ka vendosur të pakësojë monedhat digjitale në treg dhe do të “shkatërrojë” disa të tillë sa herë të bëhet një transaksion. Transaksioni do të shkatërrojë aq monedha sado të japë dhe vetë përdoruesit do të dinë se sa mund të fitojnë.

Mendohet se pakësimi i kriptomonedhës do të sjellë rritjen e cmimit pasi do të rritet kërkesa për të.

Një ndër studiuesit e tregut digjital të parasë tha se ky është një moment historik. “Deri tani Etherum teorikisht kishte monedha të pafundme në treg dhe të gjithë e cilësonin si jë veprim të një politike monetare të dobët dhe inflacioniste,”-tha ai.

Etherum njësoj si Bitcoin pati rritje të madhe gjatë vitit të shkuar me rreth 560%. Por, ndryshe nga Ether, Bitcoin hodhi në treg 21 milionë monedha të  cilat duhen prodhuar.

Ethereum po bën një ndryshim rrënjësor në industrinë e kriptomonedhave, ku ato mund të paguajnë transaksionet e veta dhe njerëzit që i prodhojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë