Shendet

Kripa dhe ushqimet e përpunuara dyfishojnë nivelet e stresit

Kripa dihet se përmirëson shijen e shumë ushqimeve, gjë që mund t’i tundojë konsumatorët të blejnë më shumë produkte të përpunuara dhe të mbushura me kripë.

Kohët e fundit, shkencëtarët në Universitetin e Edinburgut në Skoci thanë se konsumi i lartë i kripës mund të dyfishojë stresin. Rezultatet nga eksperimenti treguan se konsumi i lartë i kripës mund të rrisë prodhimin e hormonit të stresit.

Studimi lidhi konsumin e sasive të mëdha të ushqimeve të pasura me kripë me aktivizimin e boshtit hipotalamik-hipofizë-adrenale (HPA), sistemi i reagimit ndaj stresit. Studiuesit vunë re gjithashtu se një dietë që përmban sasi kripe të lartë çoi në rritje të glukokortikoideve, hormoneve të natyrshme që ndihmojnë në rregullimin e përgjigjes ndaj stresit dhe funksioneve kardiovaskulare, njohëse, imune dhe metabolike.

Mattheë Bailey, autori kryesor i studimit dhe profesor në Universitetin e Edinburgut, tha se të kuptuarit sesi ushqimi me shumë kripë e ndryshon shëndetin tonë mendor është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar mirëqenien.

“Ne e dimë se ngrënia e tepërt e kripës dëmton zemrën, enët e gjakut dhe veshkat tona. Ky studim tani na tregon se kripa e lartë në ushqimin tonë ndryshon gjithashtu mënyrën se si truri ynë trajton stresin”.

Ekipi hulumtues shpreson se puna e tyre do të inkurajojë më shumë politika të shëndetit publik që nxisin reduktimin e kripës sidomos në ushqimet e përpunuara.

Burimi: Medical News Today. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë