Gazeta Si – Pas një muaji, është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së Flori Paluçit në Manzë të Durrësit, 21-vjeçari Daniel Pepa.
Policia ka sekuestruar pistoletën tip “Beretta” të cilën Pepa përdori për të vrarë Paluçin gjatë një sherri banal, ku mbeti i vrarë edhe Aranit Kurti.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 tetor të këtij viti në ambjentet e një lokali në Manëz. Shkak është bërë një kafe e kërkuar prej autorit, Daniel Pepa, i cili kishte shkuar në lokalin ku ndodhej edhe Flori Paluçi dhe i kishte kërkuar kamerierit që t’i bënte një kafe.
Kamerieri i ishte përgjigjur duke thënë se ekspresi ishte fikur që në orën 00:00, ndërsa ora shënonte rreth 01:45.
Kaq ka mjaftuar që Pepa të shpërthente në fyerje, gjë që solli më pas edhe reagimin e Paluçit, i cili i kishte dalë në mbrojtje kamerierit.
Pas përplasjes mes tyre, Pepa është larguar dhe është rikthyer sërish pas pak minutash me shokun e tij, Aranit Kurti dhe me një tjetër 21-vjeçar, i cili po ashtu është i arrestuar.
Përplasja mes tyre u zhvendos jashtë lokalit, ku 33-vjeçari Paluçi u përlesh fizikisht me ta dhe më pas qëlloi me armë zjarri në tokë për t’i larguar. Kjo bëri që edhe Daniel Pepa të nxirrte armën dhe ta qëllonte.
Gjatë përplasjes me armë, Paluçi ka qëlluar drejt tij dhe Aranit Kurtit. Ky i fundit, së bashku me Paluçin ndërrruan jetë për shkak të plagëve të marra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



