Ngjarje

Krimi në Itali/ Pasi vrau ish-të dashurën, Bujar Fandaj shkoi në lokal: piu birra dhe foli për tatuazhet

Si arriti ta gjurmojë dhe arrestojë policia italiane 41-vjeçarin shqiptar, i cili vrau me disa goditje me thikë ish-të dashurën në Trevizo, ku shkak dyshohet përfundimi i marrdhënies

Gazeta Si - Vanessa kishte qenë një fiksim për të që kur e la atë. Pastaj në javët e fundit, disi, ai kishte mësuar për shtatzëninë e saj. Ndoshta sepse ai nuk e pa më në supermarket, ndoshta sepse dikush ia tha pa të keq.

Do të ishte ky lajm që shkaktoi diçka në kokën e shqiptarit nga Kosova, Bujar Fandaj, i cili sipas hetuesve planifikoi dhe kreu vrasjen e ish-të dashurës së tij, Vanessa Ballan me një thikë krejtësisht të ngjashme me ato të gjetura në shtëpinë e tij në Altivole.

Por mbi të gjitha, Fandaj kishte planifikuar në detaje dy rengje për të krijuar një alibi: e para, disa orë para vrasjes, kur në profilet e tij sociale u shfaq një foto nga kryqëzimi drejt Nova Goricës, në Slloveni; i dyti mbrëmjen e së martës, kur duke përdorur një celular pa kartë SIM (për të parandaluar gjeolokalizimin) njoftoi policinë dhe rrëfeu: “Isha unë që e bëra atë të keqe, nesër do të dorëzohem në komisariatin e Riese Pio X.".

Në mendjen e tij, kjo telefonatë supozohej të ngadalësonte kërkimin nga policia, ndërsa 41-vjeçari, pronar i një kompanie artizanale - Sette Color, e specializuar në pikturë - po përgatitej të arratisej.

Birra pas krimit

Ai ka mbërritur nëpërmjet Fornasette nga ora 11.15 deri në orën 11.30 të mëngjesit, duke përdorur një biçikletë për të shmangur kamerat e sigurisë dhe mbi të gjitha sistemet e zbulimit të targave.

Pas masakrës ai u largua, duke lëvizur ende me biçikletë, duke u lëvizur nëpër fshat përpara se të ndalonte në lokalin "Ci Torno" në San Vito di Altivole.

Ai ishte klient i rregullt, kështu që rreth orës 14:40, kur hyri në objektin publik, askush nuk i kushtoi vëmendje.

Shkoi në tualet për t'u freskuar dhe ndoshta për të pastruar një plagë të vogël në dorë, mes gishtit tregues dhe gishtit të madh, të cilën me sa duket e ka shkaktuar nga shtatë plagët me thikë me të cilat ka goditur viktimën. Pastaj porositi një birrë dhe bisedoi për çështje të ndryshme me banakierët.

Bisedat për tatuazhet

“Ishte normal, - thotë një nga baristet, - ai na foli për tatuazhet. Më pas, konsumoi atë që kishte porositur. Ai u shoqërua me një klient për rreth njëzet minuta, duke thënë se së fundmi kishte bërë një tatuazh në krahun e tij që riprodhon një trëndafil me busull dhe një tjetër në trupin e tij. Ai tha se ato ishin referenca për historitë e kaluara që kishin të bënin me një vajzë. Më pas, doli dhe hipi në një makinë, një ‘Kia’ gri”.

Ndoshta Fandaj shpresonte në këtë mënyrë të largonte dyshimet ndaj tij, por karabinierët që e kishin gjurmuar, falë deklaratave të partnerit të Vanessës, por mbi të gjitha për shkak të asaj që ishte gjetur në çantën e braktisur në kopshtin e shtëpisë së saj: një tjetër thikë, një çekiç me markë të kompanisë së Fandajt, me të cilin kishte thyer xhamin e një dritareje franceze për të hyrë në shtëpinë e viktimës dhe mjete të tjera.

Përpjekja për të ndërtuar një alibi

Në atë moment, në fakt, agjentët e kishin vënë nën vëzhgim shtëpinë e tij në San Vito di Altivole, kështu që kur në orën 21.30, Fandaj sapo kishte dalë nga dushi, u arrestua.

Në krevat ishin ende rrobat që ai kishte veshur kur vrau Vanessa-n, siç dëshmohet nga pamjet e marra nga kamera e sigurisë së një fqinji të 26-vjeçares.

Fotoja e postuar në rrjetet sociale dhe hyrja në lokal, sipas Prokurorisë, janë një tentativë e qartë për të ndërtuar një alibi, e cila do ta bënte evident paramendimin dhe rrezikshmërinë e tij të lartë shoqërore.

Burimi: "Corriere della Sera"; Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë