Gazeta Si – Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari që vrau babanë dy ditë më parë nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e rëndë që tronditi Mallakastrën.
Sipas burimeve paraprake, nga policia e Ballshit, ku ka qëndruar për pak kohë, ametaj, autori i ngjarjes së rëndë të Greshicës, bëjnë me dije, se nuk ka shfaqur shenja pendesë.
Mësohe se ai ka riprodhuar gjithë skenën e krimit paqësisht para ekspertëve të policisë, si të ishte një ngjarje e zakonshme.
Të njëjtat burime thonë se 37-vjeçari nuk ka shprehur shenja keqardhje për vrasjen e të atit. Gjë që ka treguar edhe njëherë probleme të shëndetit të tij mendor.
Aktualisht Mariglen Muhametaj është në pritje të masës së sigurisë për veprën penale ” vrasje në rrethana të tjera cilësuese’.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Mariglen Muhametaj goditi me sende të forta në kokë, babain e tij 73-vjeçar, Qemal Muhametaj.
Si pasojë e goditjes i ati ndërroi jetë në vend, ndërsa 37-vjeçari u arratis. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga policia.
Aktualisht Mariglen Muhametaj është në pritje të masës së sigurisë për veprën penale ” vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



