Politike

Krimet zgjedhore/ SPAK i përgjigjet kërkesës së PD: Janë regjistruar gjithsej 18 procedime

Nga Gazeta ‘Si’- SPAK i është përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike e cila më herët i kërkoi informacion nëse janë nisur hetime për krimet zgjedhore nga Task Forca që u ngrit në janar 2025.

Në shkresën drejtuar PD-së, Dumani thekson se SPAK ka regjistruar 18 procedime penale gjithsej për krimet zgjedhore, ndërsa 5 prej tyre janë regjistruar kryesisht.

“Për periudhën janar 2025 deri aktualisht, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale që lidhen me krimet zgjedhore.

Nga 18 procedime penale të regjistruara gjithsej për krimet zgjedhore, 5 prej tyre janë regjistruar kryesisht”, thuhet në shkresë.

SPAK ka lajmëruar më herët se gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit do të ketë në monitorim edhe krimet zgjedhore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë