Gazeta Si – Tre ditë pra zgjedhjeve parlamentare, SPAK njofton se ka administruar 123 denoncime dhe ka regjistruar 35 procedime penale në lidhje me krimet zgjedhore, ku në total janë 33 procedime për blerjen e votave.
Sipas SPAK, 20 prej tyre janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit, ndërsa 8 prej tyre janë nisur kryesisht nga struktura e posaçme.
Pjesa tjetër e hetimeve kanë nisur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm, referime nga prokuroritë dhe kallëzimet e subjekteve politike.
Pjesa kryesore e hetimeve janë regjistruar për korrupsion aktiv në zgjedhje, në 29 raste më saktësisht. Në 4 të tjera për korrupsion aktiv/pasiv në zgjedhje, në 1 tjetër për përdorim të funksionit publik për qëllime politike dhe 1 procedim për shpërdorim i detyrës.
SPAK njoftoi se në total u administruan 123 kallëzime për krimet zgjedhore. Për 22 prej tyre është vendosur për mosfillim të hetimit penal.
16 rase të tjera janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore dhe në 10 të tjera janë dërguar për verifikim në drejtoritë vendore të policisë për informacion ose për kryerje të veprimeve të para.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.