Gazeta Si – Në një bilanc lidhur me krimet elektorale të këtij viti, Prokuroria e Përgjithshme njofton se u kallëzuan 87 raste, por vetëm 34 prej tyre nisën hetimet, deri ditën e zgjedhjeve parlamentare.
Në njoftimin zyrtar të prokurorisë, u arrestuan 7 persona. Qarku i Elbasanit ka numrin më të lartë të procedimeve penale me 8 raste, së dyti vjen qarku i Fierit me 5 raste.
Në qarkun Tiranë janë ngritur 4 procedime penale. Më pas janë Gjirokastra dhe Lezha me nga 3 raste nën hetim. Shkodra, Dibra, Korça dhe Saranda shënojnë nga 2 procedime penale secila, ndërsa në Kukës, Durrës dhe Vlorë me nga 1 rast secila.
Sakaq, 8 kallëzime penale janë kaluar SPAK-ut për kompetencë dhe vijimësi të procedurave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.