Drejtësia

Krimet zgjedhore, 44 kallëzime në Prokurorinë e rretheve. Qarku Dibër, ‘rekord’ me 9 denoncime

Gazeta Si – Katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar në total 44 kallëzime penale në fushën e krimeve zgjedhore.

Sipas njoftimit zyrtar, nga këto kallëzime, 19 janë bërë nga policia gjyqësore, 9 nga SPAK, 6 nga parti politike dhe 2 raste të tjera nga qytetarët. Mes tyre, janë edhe 8 kallëzime që janë nisur nga vetë prokuroria.

Nga këto kallëzime në prokuroritë e rretheve, rekordin e mban qarku Dibër, me 9 denoncime, e ndjekur nga Tirna me 7 dhe Elbasani me 3.

“Nga raportimet e bëra në Prokurorinë e Përgjithshme rezulton se kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 2 në Prokurorinë Durrës, 7 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 3 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan”- thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme (SPAK), bëri me dije se deri më tani ka pranuar 115 materiale kallëzuese, të dorëzuara nga partitë politike, policia dhe vetë qytetarët. Mes kallëzimeve të bëra janë regjistruar 35 procedime penale të nisura nga SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë