Dy ditë pas zgjedhjeve, SPAK ka publikuar të dhënat në lidhje me denoncimet e bëra nga subjektet politike për parregullsitë gjatë procesit zgjedhor.
SPAK thotë se deri tani janë bërë 33 procedime në lidhje me parregullsi të mundshme, 29 prej të cilave për korrupsion në zgjedhje dhe 2 procedime për përdorim të funksioneve publike, për veprimtari politike apo zgjedhore.
Bëhet fjalë për raste që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.
Ndërkohë, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e SPAK-ut për të nisur hetimin e krimeve zgjedhore. Në një postim në “Twitter”, kryediplomatja amerikane në Tiranë thekson se askush nuk është mbi ligjin.
“Më vjen mirë që shoh njoftimin e SPAK-ut për hetimet e krimeve zgjedhore. Besoj se prokurorët do të veprojnë njësoj. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin”, – është komenti i Kim në “Twitter”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



