Bota

Krimet në Bucha, Rusia kërkon mbledhje në Këshillin e Sigurimit: Inskenim i Kievit

Gazeta Si – Rusia ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të mbahet të hënën më 4 prill, mbi akuzat për krime lufte në Bucha, afër Kievit, ku thuhet se disa civilë ukrainas u vranë pa dallim, ndërsa forcat ruse u tërhoqën.

Sipas raporteve nga BBC, Dmitry Polyansky, zëvendës përfaqësuesi rus i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se ai e kishte bërë kërkesën “në bazë të provokimit të qartë të radikalëve ukrainas”.

Për zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ngjarjet në Bucha përfaqësojnë një “provokim” të Kievit për të ndërprerë bisedimet e paqes dhe për të intensifikuar dhunën.

Videot e civilëve të vdekur në vend të kësaj do të ishin “urdhëruar” nga Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një komploti për të fajësuar Rusinë.

Pas tërheqjes së trupave ruse nga qyteti Bucha, jo shumë larg Kievit, autoritetet ukrainase denoncuan vrasjen e qindra civilëve, trupat e të cilëve u braktisën në rrugë, me duar dhe këmbë të lidhura. Qeveria e Kievit flet për ekzekutime masive dhe “masakër të qëllimshme”. Viktimat e tjera u gjetën në varreza masive. Moska ndërkohë e mohon: “Lajme të rreme, foto të fabrikuara” dhe akuzon Kievin: “Zonat e bombarduara nga ukrainasit” kur qyteti ende kontrollohej nga rusët.

Imazhet satelitore të Bucha-s, tregojnë një llogore rreth 15 metra të gjatë të gërmuar në tokën e një kishe, që besohet të jetë një varr masiv për civilët e vrarë.

Lajmi raportohet nga “The Guardian”, duke shpjeguar se pamjet, të kapura nga kompania amerikane e teknologjisë hapësinore “Maxar Technologies” më 31 mars, tregojnë shenja të gërmimeve në truallin e kishës.

Kompania, e cila mbledh dhe publikon imazhe satelitore të Ukrainës, tha se shenjat e para të gërmimit për një varr masiv në atë kishë u panë më 10 mars.

“Rusia po mobilizon edhe 60,000 trupa të tjera”. Denoncimi vjen nga ushtria ukrainase, në raportin operacional, ku thuhet se Moska ka nisur një “mobilizim të fshehur” prej rreth 60 mijë ushtarësh për të rimbushur njësitë e humbura në Ukrainë.

Sipas saj, forcat e armatosura të Federatës Ruse planifikojnë të përfshijnë rreth 60,000 njerëz gjatë mobilizimit. Forcat e Kievit, shtohet në raport, kanë penguar shtatë sulme në territorin e Donetsk dhe Luhansk në 24 orët e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë