Nga Gazeta Si- Mbi 90% e dëmeve në mjedis nga dora e njeriut procedohen si kundërvajtje administrative ndërkohë që as gjobat e vendosura nuk janë mbledhur.
Në studimin e fundit nga Qendra Burimore e Mjedisit shkruhet se vetëm 11.4% të gjobave janë të arkëtuara.
Mihallaq Qirjo, drejtori i REC Albania thotë se mbi 70% e procedimeve penale nuk fillojnë fare ose mbyllen rrugës.
“Djegia e pyjeve si një plagë kombëtare nuk ka asnjë gjykim për veprën penale gjatë 2025 ‘shkatërrimi me zjarr i pyjeve’”, thotë Qirjo.
Në studim shkruhet se vepra si djegia e mbeturinave apo prerja e pyjeve klasifikohen si fenomene të krimit pa autor.
Qirjo shton se raporti e bën të qartë që krimi mjedisor nuk është ende në prioritetet kyçe të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
“Në të njëjtën kohë duhet theksuar se është rritur ndërgjegjësimi i autoriteteve shqiptare për nevojën e forcimit të masave në këtë fushë.
Për shkatërrimin e natyrës, drejtësia ose vonon ose mungon, me një peshë prej 0.25% të çështjeve të regjistruara në Gjykatën e Apelit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



