Ne rrjet

Krimea, si u pushtua gadishulli ukrainas nga rusët! Operacioni ‘i padukshëm’, trazirat dhe dredhia e Zelenskit

Gadishulli që Putini (me Trump) tani e konsideron padiskutim si territor rus, u pushtua më 27 shkurt 2014. Për të mos e humbur, sipas ekspertëve, "Cari" do të ishte i gatshëm të bënte gjithçka: edhe të ndërhynte me armët taktike bërthamore

Gazeta Si – Ishin vetëm disa mijëra prej tyre që hynë në histori gjatë operacionit si “burrat e vegjël të gjelbër” dhe që e transformuan gadishullin e Krimesë nga një rajon ukrainas në një provincë ruse.

Të gjithë të armatosur shumë mirë dhe me uniformë ushtarake, por pa asnjë simbol apo shenjë që mund të karakterizonte zyrtarisht anëtarësimin e tyre, në agimin e 27 shkurtit 2014, ata thyen dyert e parlamentit rajonal në kryeqytetin e Simferopolit dhe ulën flamurin ukrainas për ta zëvendësuar me atë të Federatës Ruse.

Ata (rusët) ishin “flamuri” i forcave speciale të Putinit dhe kishin urdhra për të siguruar transferimin e sovranitetit mbi rajonin me mjete ushtarake sa më shpejt dhe në mënyrë të padukshme. Ishte një grusht shteti pothuajse pa dhimbje, me rezistencë minimale nga forcat ukrainase.

Në atë kohë, qeveria qendrore në Kiev ishte në mes të kaosit të revolucionit ne sheshin “Maidan”, me presidentin pro-Putin, Viktor Janukoviç që sapo kishte ikur në Moskë nën presionin e masave të protestuesve pro-Bashkimit Evropian.

Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura kombëtare të atëhershme ende shumë të kufizuara, e gjetën veten të papërgatitur për t’u marrë me kryengritjet në Donbass nga separatistët e paguar dhe pajisur nga Rusia. Që atëherë, Putin e ka konsideruar gjithmonë Krimenë si një blerje absolutisht të sigurt.

Sipas ekspertëve amerikanë, ai madje do të ishte i gatshëm të përdorte armët bërthamore taktike në vend që t’i braktiste ato.

Ditët e fundit, Volodymyr Zelenski ka përsëritur se qeveria e tij është plotësisht kundër njohjes “de jure” të çdo përvetësimi të territorit ukrainas me forcë ushtarake dhe e vendos Krimenë në të njëjtin nivel me katër rajonet pjesërisht të pushtuara nga rusët (Donjeck, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia).

Megjithatë, nëse dialogu me Moskën do të zhbllokohej, presidenti ukrainas mund të heqë pluhurin nga propozimi i tij, i paraqitur në vitin 2021, për të “ngrirë për 15 vjet” statusin përfundimtar të Krimesë, dhe ndoshta të territoreve të tjera të pushtuara, duke pranuar “de fakto” praninë ruse në këmbim të një marrëveshjeje paqeje, e cila megjithatë do të duhej të garantohej seriozisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe NATO.

Sot, ukrainasit e konsiderojnë veten pasardhës të Khamanatit të pavarur të themeluar në Krime në vitin 1441.

Rusët, nga ana tjetër, i referohen trashëgimisë së aneksimit në perandorinë e tyre të nënshkruar nga një dekret perandorak nga Katerina e Madhe në vitin 1783.

Pas një periudhe të shkurtër pavarësie pas disfatës ruse në Luftën e Parë Botërore, sovjetikët morën kontrollin në vitin 1921.

Në vitin 1944, Stalini deportoi popullsinë tatare islamike, e cila ishte dëshmuar se ishte shumë pro-gjermane në një mënyrë anti-ruse.

Por në vitin 1954, Moska vendosi të aneksojë Krimenë në Republikën e Ukrainës, e cila në atë kohë ishte e lidhur ngushtë me “nënën Rusi”.

Në referendumin e vitit 1991, një shumicë e vogël e popullsisë vendase zgjodhi të mbante anën e shtetit të ri të pavarur ukrainas.

Por, që nga pushtimi rus 11 vjet më parë, represioni i ashpër që pasoi dhe shpërngulja e detyruar e popullsisë sugjeron se shumica tani është në favor të qëndrimit me Putinin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë