Gazeta Si – Një krim brenda familjes në një familje shqiptare ka ndodhur në Clearwater të Floridas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku 34-vjeçari Renato Muhaj vrau gruan e tij Suela Saliaj për arsye të paqarta deri më tani.
Ngjarja ndodhi gjatë ditës së hënë, kur policia u njoftua për një konflikt brenda familjes. Mediat amerikane raportojnë se autoritetet shkuan në vendngjarje dhe brenda shtëpisë gjetën të vrarë Suela Saliajn 32 vjeçe.
CSI is here investigating the gold Kia that was at the center of this morning’s Amber Alert. A tow truck is nearby ready to pull it away as evidence. The suspect is in custody and 8-year-old girl safe @BN9 pic.twitter.com/4G1Othhxis
— Angie Angers (@angie_angers) January 29, 2024
Por në apartament nuk ishte autori i dyshuar, bashkëshorti Renato Muhaj dhe as vajza e mitur e çiftit. Policia ngriti menjëherë alarmin për rrëmbimin e një fëmije.
Në banesë ishin vetëm prindërit e autorit, të cilit ishin goditur nga djali i tyre dhe u ishin marrë telefonat që të mos lajmëronin policinë. Ata u treguan autoriteteve dinamikën e ngjarjes.



Ndërkohë, një aksion për arrestimin e autorit dhe gjetjen e fëmijës nisi në shkallë të gjerë. Policia arriti që të lokalizonte makinën e Renato Muhaj. Aty brenda ishte vetë ai së bashku me vajzën e mitur. 34-vjeçari u arrestua, ndërsa vajza 8-vjeçare ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ai akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe rrëmbim të fëmijëve. Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende, por dyshohet se çifti jetonte në vende të ndara nga njëri-tjetri.

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj.
Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që ka më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.
Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, për shkak se policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




