Një 44-vjeçare nga fshati Burrim në Maqellarë të Dibrës, me inicialet M.M.,është arrestuar nga policia, pas dyshohet se ka vrarë vjehrrën e saj, duke e goditur disa herë me thikë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në banesën ku jetonin dhe dyshohet se nusja e ka qëlluar disa herë në trup 74-vjeçaren N.M., e cila ka ndërruar jetë në vend.
Sipas burimeve, dyshohet se debati mes nuses dhe vjehrrës ka nisur për motive banale.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




