Gazeta Si – Një 49-vjeçare është arrestuar, pasi ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj 55-vjeçar në një krim në familje në Sarandë pas një konflikti në banesë.
Mësohet se Elvira Tahiraj 49 vjeçe, ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. Siç bën me dije policia ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në familje mes çiftit.
“Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
Mësohet se çifti Tahiraj kishin 3 vajza, dy prej të cilave të martuara. Dyshohet se autorja Elvira Tahiraj vuante nga çrregullime të shëndetit mendor.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, një nga banorët e fshatit rrëfen për mediat si e ka njohur çiftin. Ai rrëfen se gruaja ka qenë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa bashkëshorti i saj i vrarë punonte i vetëm për të mbajtur shtëpinë.
“Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një më duket se e ka në shtëpi, 3 i ka të martuara. Edhe punonte i shkreti, ku i dlite puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool. Ai punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavri. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria. I thosha ik, se qe me të meta ajo po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit”, – shprehet fqinji i familjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.