Pandemitë e ardhshme mund të jenë më të vështira se kriza aktuale Covid, ka paralajmëruar një nga krijuesit e vaksinës “Oxford-AstraZeneca”. Sarah Gilbert, ka deklaruar se duhej të kishte më shumë fonde për pandeminë për të parandaluar humbje të mëdha në njerëz.
Ajo gjithashtu paralajmëroi se vaksinat mund të jenë më pak efektive kundër variantit Omicron. Gilbert shtoi se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm derisa ekspertët të mësojnë më shumë për këtë variant.
“Kjo nuk do të jetë hera e fundit që një virus kërcënon jetën dhe jetesën tonë. E vërteta është se varinati tjetër mund të jetë më i keq, mund të jetë më ngjitës, më vdekjeprurëse, ose të dyja. Ne nuk mund të lejojmë një situatë ku kemi kaluar gjithçka që kemi kaluar dhe më pas ta gjejmë veten mes humbjesh të mëdha qoftë ato ekonomike. Përparimet që kemi bërë dhe njohuritë që kemi fituar, nuk duhet të humbasin”, është shprehur shkencëtarja.
Duke folur për variantin Omicron, ajo tha se proteina e këtij varianti përmban mutacione të njohura për të rritur transmetueshmërinë e virusit. Gilbert tha se mbrojtja e reduktuar kundër infeksionit dhe sëmundjeve të lehta nuk do të thotë domosdoshmërisht mbrojtje e reduktuar kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes. Ajo gjithashtu bëri thirrje që nxitja e vaksinimit të jetë një ndër gjërat thelbësore që duhet të bëjë qeveria!
Gilbert, profesoreshë e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, vlerësohet se ka shpëtuar miliona jetë përmes rolit të saj në krijimin e vaksinës kundër Covid-19 në kohë rekord. Me një dekadë përvojë në fushën e prodhimit të vaksinave, ajo inicioi projektin e vaksinës SARS-CoV-2 në fillim të vitit 2020 kur Covid-19 u shfaq për herë të parë në Kinë.
Vaksina AstraZeneca e zhvilluar nga ekipi i saj përdoret në më shumë se 170 vende. Ajo mori një çmim në fillim të këtij viti për shërbimet ndaj shkencës dhe shëndetit publik.
Burimi:The Indeendent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje