Për të mohuar mashtrimin “No Vax”, se krijuesi i njërës prej vaksinave anti-Covid nuk e kishte imunizuar veten, Ugur Sahin, mjeku dhe imunologu gjerman me origjinë turke, i cili është CEO i kompanisë “BioNtech”, iu desh të përdorej personalisht nga mediat sociale, siç shpjegon ai, duke postuar në ‘Linkedin’ foton në të cilën merr dozën e Pfizer-it të tij.
“Në rrjetet sociale ka dezinformata se nuk do të vaksinohesha, – nis postimin e tij të gjatë Shahin. – Por unë dhe gruaja ime kemi marrë 3 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech. Prej disa muajsh, miqtë më kërkojnë të publikoj një foto timen, duke u vaksinuar për të hedhur poshtë këto thashetheme të rreme. Unë kisha refuzuar ta bëj këtë deri më tani, pasi besoj se komunikimi im, nuk duhet të jetë për mua. Besoj se komunikimi im duhet të kontribuojë në transparencën shkencore dhe të sigurojë të dhëna, fakte dhe njohuri”.
“Këtë javë, – vazhdon shkencëtari I njohur, – kisha planifikuar të shkruaja një përditësim mbi të dhënat tona të para për variantin ‘Omicron’ dhe se si po përgatitemi të jemi gati të reagojmë menjëherë nëse përhpja bëhet dominuese, megjithatë, një telefonatë më bëri të ndryshoj mendje. Jam thellësisht i pikëlluar kur mësova se një shoku im i vjetër i shkollës po lufton aktualisht me Covid dhe nga gruaja e tij mësova se ai dhe familja e tij nuk ishin vaksinuar. Nuk pyeta pse e morën këtë vendim. Njerëzit kanë arsye të ndryshme personale. Megjithatë, shkaku më i zakonshëm rrënjësor duket të jetë frika, shpesh e nxitur nga keqinformimi dhe mosbesimi.”
Duke përfunduar, Sahin thekson: “Frika ndonjëherë mund të kapërcehet më mirë duke ndarë përvojat personale. Prandaj, për të arritur tek ata që personalisht po luftojnë me frikën e tyre, do të doja të ndaja një imazh që tregon vaksinimin tim në fillim të vitit 2021″.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje