Shkencë

Krijohet modeli sipas ADN-së, ky është kushëriri i ‘humbur’ i njeriut

Për gati një dekadë, studiuesit kanë mëdyshje se si dukeshin speciet e lashta Denisovans. Tani, ne kemi një model për të kuptuar edhe më mirë skeletin e specieve njerëzore.
Davis Gokhman, një studiues në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit, ishte duke u përpjekur të studionte skeletin e një njeriu të lashtë të njohur si Denisovan. Por, ndërsa Denisovans ka të ngjarë të ketë jetuar në Azi për dhjetëra mijëra vjet, studiuesit kanë gjetur vetëm gjurmë të pakta fosile si kockat, një nofull dhe disa dhëmbë.
Për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të tij, Gokman iu drejtua gjurmës më bindëse në ekzistencën e tyre, ADN-së së lashtë. Tashmë me një përshtypje mbresëlënëse, Gokhman dhe kolegët e tij kanë hartuar një skelet të propozuar Denisovan duke përdorur informacione për 32 tipare skeletore të koduara në ADN, të cilat ishin të ngjashme me njeriun. Hulumtimi i cili u botua para pak ditësh në revistën “Cell”, nuk jep vlera të sakta për përmasat që mund të kishte trupi i kësaj race, por ai ofron një vështrim krahasues se si matet me gjetjet e ndryshme të Homo Sapiens dhe njeriut të Neanderthalit.
“Përdorimi i kësaj metode për të rindërtuar të kaluarën është kaq emocionuese. Është një mrekulli shkencore,” tha Maria Martinon Torres, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kërkimit të Spanjës për Evolucionin e Njeriut.

Foto ilustruese e Denisovans

Studimi u financua pjesërisht nga National Geographic Society dhe tregon se Denisovanët mund të fshihen në një pamje të thjeshtë. Me kalimin e viteve, shkencëtarët kanë zbuluar një numër të fosileve në të gjithë Azinë që ngjasojnë shumë me familjen e homosapiensave. Por veçoritë e propozuara mund të ndihmojnë në të paktën identifikimin e provave për disa nga këto mbetje që janë gjetur kudo në Kinë.
“Në këtë kërikim përfshihet edhe pyetja se “cfarë na bën ne njerëz”. Ky është një hap i madh për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje,” thotë Lian Carmel nga universiteti Hebraik i Jeruzalemit, i cili drejtoi ekipin e ri të studimit.
Zbulimi i Denisovans, i njoftuar në vitin 2010, u mbështet në ADN-në e nxjerrë nga një kockë dhe një dhëmb të zbuluar në shpellën Denisova, në malet Altai të Siberisë.
“Ishte hera e parë në historinë e shkencës që një grup i i njerëzish u zbuluan, duke u bazuar vetëm në ADN. Kishte shumë mister brenda,” thotë Carmel.
Studimi i vazhdueshëm gjenetik tregon se Denisovans, janë ndarë pak nga pak nga Neanderthal, rreth 400.000 vjet më parë dhe ndërsa këta të fundit i kishin rrënjët nëpër Europë dhe Lindjen e Mesme, Denisovans u drejtuan në lindje duke u vendosur në të gjithë Azinë. Gjatë rrugës, ata u gërshetuan me paraardhësit tanë të lashtë dhe lanë gjurmë tek gishtërinjve e majtë që shohim në popullatat moderne aziatike.
Tradicionalisht, paleoantropologët përdorin skelete fosile të banorëve të lashtë të tokës, për të kërkuar tipare që i veçojnë ato. Vargu i "shkronjave" kimike që përbëjnë ADN kodon udhëzimet për krijimin e proteinave që tregojnë karakteristikat fizike. Ky material gjenetik nuk mund të lexohet thjesht si një libër, megjithëse, shkencëtarët nuk duhet të dinë vetëm se si janë krijuar gjenet, por edhe faktin sa aktivë janë ata. Një mënyrë që zbulohet aktiviteti i gjenit është metilimi, ose bashkëngjitja e etiketave kimike në pjesë specifike të ADN-së. Për shembull, humbja e metilimit në pjesë të caktuara të gjenomit, krijon mundësi të rritjes së qelizave kancerogjene.

Krahasimi i skeleteve të specieve të ndryshme

Një vit apo më shumë pasi u njoftua zbulimi Denisovan, Gokhman dhe ekipi i tij po studionin modele të metilimit për njerëzit e lashtë, të cilat ishin ruajtur në ADN-të antike si ndryshime në përmbajtjen e alfabetit gjenetik. Ata krijuan një hartë për këto modele në gjenomet e Neandertalëve dhe njerëzve modernë, duke lidhur disa ndryshime të metilimit me tiparet anatomike ose sëmundjen. Por ata donin ta bënin edhe një hap më tej. Pyetja kryesore e shkencëtareve ishte. Nëse përdorim metilimin, a mund të parashikojnë këto tipare fizike misterioze edhe tek Denisovans?
“Ne nuk ishim aspak të sigurt se çfarë do të gjenim se kjo procedurë nuk ishte bërë asnjëherë më parë," thotë Gokhman.
Për të përcaktuar se si metilimi mund të ndikojë, hulumtuesit vëzhguan një bazë të dhënash moderne që përcakton mutacionet gjenetike në themel të një mori sëmundjsh njerëzore. Në këto raste, mutacionet bëjnë që gjenet e caktuara të jenë joaktive në një mënyrë të ngjashme me atë që ndodh për shkak të metilimit. Baza e të dhënave madje i ndihmoi ata të kuptojnë një sërë ndryshimesh, madje të krijojë gishta më të gjatë ose më të shkurtër.

Ilustrimi i Denisovans

Forma e çrregullt e Denisovans
Ndoshta është befasuese, por rezultatet në përgjithësi tregojnë se Denisovans kishin një pamje të përafërt me Neandërtalët, duke pasur një ballë të ulët dhe nofulla të forta.
“Ajo që po shohim këtu nuk janë vetëm një tjetër Neandertal. Ne po shikojmë një grup që duket krejt ndryshe nga njerëzit modernë dhe Neandertalët dhe kjo gjë është vërtetë interesante,” thotë Murray Cox i universitetit Massey, i cili nuk ishte pjesë e ekipit të studimit.
Një tipar veçanërisht intrigues është gjerësia e kafkës midis kockave parietale, të cilat përbëjnë anët dhe pjesën e pasme të sipërme të kafkës. Shumë ekspertë menduan se fosilet mund të ishin Denisovan, por pa ADN, asgjë përfundimtare nuk mund të thuhet. Studimi i ri parashikon që gjerësia biparietale edhe më e madhe se ajo e njerëzve modernë dhe e Neandertalëve tregon një identitet të ngjashëm me Denisovan.
"Ishte shumë e mrekullueshme për ne të shihnim diçka të tillë,” thotë Camel, duke përshkruar ndjenjën e tij si një gëzim shumë i madh./National Geographic/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë