Teknologji dhe Inovacion

Krijohet kompjuteri i parë që bazohet në ADN-në njerëzore, mund të zgjidhë ekuacione

Është krijuar Bio-Computeri i parë që bazohet në ADN njerëzore dhe që mund të kryejë veprime dhe të zgjidhë ekuacione, falë 100 miliardë cirkuiteve që është në gjendje të formojë.

Rezultati i Universitetit të Shanghait është publikuar ne revistën shkencore ndërkombëtare “Nature”, dhe sipas autorëve përtej ekuacioneve matematikore, po punohet që në të ardhmen të përshtatet për t’u përdorur për qëllime të tjera, kryesisht diagnostikimet e sëmundjeve.

Kalkulimi i bazuar në ADN është një ide e lindur në vitin 1994 dhe e zhvilluar hap pas hapi në mënyre analoge me kompjuterat kuantikë.

Qëllimi është të krijohen makineri që të sjellin progres të dukshëm në shpejtësi, kapacitet dhe energji të konsumuar.

Shkencëtarët për të arritur këtë objektiv janë bazuar në sekuencat e shkurtra të ADN, të fiksuara bashkë, për të krijuar struktura më të mëdha, që më pas të integrohen me kombinacione të ndryshme.

Segmentet e ADN janë përzier në disa provëza të mbushura me masë të lëngshme, duke sjellë kështu reaksione kimike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë