Një lloj i ri antibiotiku për trajtimin e infeksioneve të traktit urinar tek gratë mund të funksionojë edhe kundër infeksioneve të gonorresë, zbulon një studim i ri. Kjo mund ta bëjë ilaçin, të quajtur gepotidacin, antibiotiku i parë i ri për gonorrenë që nga vitet 1990.
“Gepotidacina është një trajtim antibakterial oral i ri me potencialin për t’u bërë një opsion alternativ për trajtimin e gonorresë, i mbështetur nga një profil i pranueshëm sigurie dhe tolerance,” shkruajnë studiuesit në studimin e botuar në The Lancet, duke shtuar se ilaçi “mund të shënojë një përparim domethënës në kujdesin ndaj pacientëve”.
Si një antibiotik, gepotidacina vepron duke penguar bakteret të riprodhohen në trup. Në mars, u miratua nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për të trajtuar infeksionet e pakomplikuara të traktit urinar tek gratë dhe vajzat e moshës 12 vjeç e lart.
Bakteret tashmë janë bërë më rezistente ndaj antibiotikëve dhe ky antibiotik i ri mund të ndihmojë në luftimin e gonorresë rezistente ndaj ilaçeve.
“Është një përparim i madh. Të kesh opsine shtesë trajtimi për gonorrenë është fantastike”, thotë Dr. Jason Zucker, ekspert i sëmundjeve infektive.
Trajtimet efektive për gonorrenë janë bërë gjithnjë e më të kufizuara vitet e fundit për shkak të rritjes globale të rezistencës antimikrobike, duke i bërë të paefektshëm shumë antibiotikë të linjës së parë të përdorur më parë.
Gonorrea mund të çojë në probleme serioze shëndetësore nëse nuk trajtohet, dhe megjithëse e rrallë, mund të përhapet edhe në gjak. Tek gratë, gonorrea e patrajtuar mund të shkaktojë një infeksion të organeve riprodhuese të quajtur sëmundje inflamatore të legenit, e cila mund të çojë në një rrezik më të madh të komplikimeve të shtatzënisë dhe infertilitetit. Tek meshkujt, gonorreja gjithashtu mund të çojë në infertilitet në raste të rralla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.