Një kompani finlandeze që prodhon ushqim nga energjia elektrike, uji dhe ajri, ka deklaruar se në planet e saj të ardhshme do të investojë për të krijuar rreth 50 milionë ushqime, për t’i shpërndarë në supermarkete të ndryshme në mbarë botën, brenda dy viteve.
Kompania gjithashtu, po bashkëpunon me Agjencinë Hapësinore Evropiane, për të furnizuar austronauntët, kur shkojnë në misione në Mars, pasi kjo metodë është më e favorshme për ta dhe ka kosto të ulët. Një sërë proteinash të kthyera në pluhur kanë një kosto prej 5 eurosh për kilogram.
Kompania e cila është e vendosur në kryeqytetin Helskini, së bashku me Qendrën Kërkimore Teknike të Finlandës dhe Universitetit të Teknologjisë së Lappeenrantit, prej kohësh ka prodhuar ushqime nga energjia elektrike, ajri dhe uji. Së fundmi ata kanë aplikuar në BE për një licencë ushqimore, që të tregtojnë prodhimet e tyre.

Proteinat ushqimore janë të kthyera në pluhur dhe vendosen në pako të mëdha, të cilat mbajnë emrin “Solein”.
Procesi i prodhimit është i ngjashëm me atë të fermentimit të birrës. Mikrobet futen në një enë të mbushur me ujë dhe ushqehen me dioksid karboni dhe flluska hidrogjeni, të cilat uji i lëshon kur është nën veprimin e energjisë elektrike. Më pas mikrobet krijojnë proteinat që thahen në kushte laboratorike dhe bëhen pluhur. Pasi Vainika, shkencëtari kryesor që merret me prodhimin e produktit, tha se me anë të një mënyre neutrale të karbonit, kanë prodhuar një burim proteinash plotësisht të natyrshme pa humbur vlerat ushqimore.
“Është një lloj i ri ushqimi, një mënyrë e re për përthithjen e proteinave, të ndryshme nga të gjitha ushqimet që gjenden sot në treg, për mënyrën se si prodhohet, pasi është e nevojshme bujqësia dhe akuakultura,” tha ai.

Vainika tha se nuk priste që produkti i tij të bëhej i preferuar dhe ai shtoi se kjo formë e re e prodhimit të ushqimit nuk është zhvilluar për të sfiduar fermerët në dekadat e ardhshme, por është diçka e re dhe e mirë për popullin. Sipas tij tre të katërtat e kalorive në botë e kanë origjinën 12 bimë dhe pesë lloje shtazorësh. Ndërsa një e katërta e karbonit në botë është për shkak të prodhimit të ushqimit, por OKB prej kohësh ka deklaruar se duhet të ketë një rritje të prodhimeve ushqimore, deri në 50 ose 70 për qind nga mesi i shekullit, kështu që ai e cilëson produktin Solein shumë të rëndësishëm për njerëzit.
Gjysma e tokës së banueshme në botë përdoret për bujqësi dhe shkencëtarët thonë se industria e peshkut zë një vend fare të vogël. Ndërkohë që Vainika cilëson se pluhuri mund të jetë i pasur me çdo përbërës ushqimor dhe gjithashtu në të ardhmen mund të krijojnë edhe një lloj tjetër pluhuri në fibra që kanë shijen e mishit ose të bukës. /The Guardian/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




