Gazeta Si – Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar këtë të hënë me 10 vota pro, 4 kandidaturat për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Kandidatët janë: Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Sokol Stojani, kryetari i komisionit të zhvillimi të karrierës në KLP, u shpreh: “Janë 4 kandidatë në garë, të jenë prokurorë të SPAK, të mos jenë drejtues, të kenë paraqitur platformë dhe të mos kenë masë disiplinore”.
Ndërkohë, kreut të SPAK, Altin Dumani, i mbaron mandati 3-vjeçar në muajin dhjetor të këtij viti.
Kandidatët Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj janë të gjithë pjesë e strukturës aktuale të SPAK-ut dhe pritet të kalojnë në fazën e intervistimeve publike, një proces i hapur që do të përfshijë vlerësimin e karrierës së tyre, integritetit, aftësive drejtuese dhe vizionit për të ardhmen e institucionit.
Ky proces nis në prag të përfundimit të mandatit trevjeçar të kreut aktual të SPAK, Altin Dumani, i cili largohet më 18 dhjetor.
Gjatë drejtimit të tij, SPAK ka qenë në qendër të vëmendjes për hetime të bujshme ndaj zyrtarëve të lartë dhe grupeve të strukturuara kriminale.
Pas verifikimit të dokumentacionit dhe përmbushjes së kushteve ligjore, KLP do të zhvillojë intervistat me secilin prej tyre për të përzgjedhur pasuesin e Altin Dumanit në krye të SPAK.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



