Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister theksoi se BE mbështet integrimin e Shqipërisë në Union por shtoi se duhet bërë më shumë punë për përfundimin e procesit të negociatave.
Duke vlerësuar progresin e mirë të Shqipërisë, diplomati tha se nuk ka vend për vetëkënaqje, por se duhet bërë më shumë punë për të mbyllur negociatat.
“Kjo vizitë vjen në një kohë shumë të përshtatshme, në një kohë kur Shqipëria ka hapur kapitullin e pestë. Jemi duke punuar edhe për raportin tonë vjetor, i cili do të prezantohet në Parlamentin Europian të enjten e ardhshme.
Kemi pasur takime me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, sot me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, me kryetarin e komisionit për çështjet e integrimit Igli Hasani, me udhëheqës të partive opozitare dhe me ambasadorë të shteteve anëtar të BE.
Ne vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin e integrimit. Njohim rezultat e forta. Por nuk ka vend për vetëkënaqje, duhet të punojë edhe më fort për përfundimin e negociatave. Dua të përmend se integrimi në BE është proces që vlerësohet në këtë rrugëtim në bazë të përmbushjes së kritereve të Kopenhages.”, u shpreh ai.
Ai theksoi se maxhoranca dhe opozita duhet të angazhohen në dialog. Po ashtu, komentoi edhe protestat e opozitës, teksa tha se tubimet e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale.
“Jemi të shqetësuar sa i takon polarizimit politik. Mendojmë se duhet të ketë më shumë stabilitet e dialog politik në vend. Nga njëra anë shumica duhet të angazhojë në dialog opozitën, dhe opozita duhet të përfshihet në dialog. Protestat e dhunshme nuk kanë vend në këtë demokraci funksionale“, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje