Gazeta Si – Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka marrë pjesë sot në homazhet që po mbahen në pallatin e Kongreseve për gjyqtarin e vrarë dy ditë më parë brenda sallës së gjyqit, Astrit Kalaja.
Duke folur për mediat, ai deklaroi se situata është tepër kritike dhe se siguria në gjykatat shqiptare është në nivelin zero. Ai theksoi nevojën për të marrë masa sa më shpejt duke theksuar se duhet siguri që gjyqtarët të mund të japin drejtësi.
“Duhen marrë masa, sepse situata është shumë kritike, gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme. Siguria është zero, e them me bindjen më të plotë. Dhe ne nuk mund ta lejojmë më një gjë të tillë, gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, – tha Sadushi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



