Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales ka këmbëngulur që sezoni duhet të përfundojë, duke i hequr kështu shpresat Barcelonës për t’u shpallur fituese që tani.
La Liga u pezullua javën e kaluar dhe mendohet se përkeqësimi i situatës nga koronavirus në Spanjë, mund të bëjë që kampionati të mos vazhdojë fare edhe pse ka një shtyrje të datës. Në fillim u përfol se Barcelonës, e cila aktualisht është dy pikë para Real Madridit pas 27 ndeshjeve të luajtura, do t’i jepej titulli nëse sezoni nuk do të mund të përfundonte, por UEFA njoftoi të martën se do shtyjnë Kampionatin Evropian nga viti 2020 deri në vitin 2021 për t’i dhënë kohë kampionateve për të përfunduar sezonin.
“Ne kemi punuar me UEFA për shumë ditë, përmes telefonit dhe përmes videokonferencës. Ne kemi parashtruar disa propozime që janë miratuar. Ne tashmë e dimë se cilat janë situatat për garat evropiane, lokale dhe EURO 2020. Garat duhet të përfundojnë para 30 qershorit. Të gjitha skuadrat duhet të luajnë të gjitha ndeshjet. Kjo është ajo që diskutuam me 55 federatat anëtare dhe me Komitetin Ekzekutiv. Të gjithë kemi votuar në mënyrë të favorshme”.- tha ai për mediat spanjolle.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




