Gazeta Si – Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli pritet të merret i pandehur për shkelje të barazisë në tenderë. Një burim jo zyrtar, i tha Top Channel se pritet që sot të rëndohet pozita e Gentian Gjylit, të cilit duhet t’i komunikohet akuzë për dyshimet e shpërdorimit të detyrës.
Ai pritet të jetë në të njëjtën dosje hetimore, ku i pandehur është marrë dhe do t’i komunikohet akuzë edhe Evis Berberit, aktualisht nën “arrest në burg” për dyshimet e shkeljes së barazisë në tendera.
Kjo është hera e tretë që zyrtari thirret nga Prokuroria e Posaçme, pasi është paraqitur në SPAK edhe në janar, si dhe muajin e kaluar.
Në përditësim…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.