Politike

Kreshnik Çollaku: Protesta e 6 dhjetorit, dhuratë e pamerituar për Ramën

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku komentoi në Facebook vendimin e Sali Berishës për të protestuar ditën kur Europa zbret në Tiranë.

“Thirrja e një proteste në 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë mblidhen liderët e BE, si një akt të fortë demonstrimi gjeostrategjik të së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në kundërshtim të përpjekjeve ruse për destabilizim të Ballkanit.., është e gabuar dhe një akt që e dëmton opozitën në planin ndërkombëtar.

Thirrja e një proteste në Tirane ndërsa mblidhen krerët e BE, do të ishte një dhuratë e pamerituar për Edi Ramën.

Unë shpresoj mendjet e qeta e të kthjellta do të ndalin këtë akt që do të lexohet keq…  Për të protestuar kemi çdo ditë të vitit. Në 6 dhjetor mos ia bëni Ramës këtë dhuratë…”, shkruan Çollaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë