Politike

Kreshnik Çollaku drejt largimit nga Basha: PD, më e madhe se çdo kryetar  

“Partia Demokratike, më e madhe se çdo kryetar”, thotë deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, në një reagim për mediat, duke lënë të kuptohet shkëputjen nga grupi Basha.

“Unë nuk kam braktisur askënd, unë kam refuzuar këdo që më kërkon të braktis PD.

Unë besoj se PD duhet të jetë parti më e madhe se çdo kryetar.

Unë besoj se në PD, duhet të gjejnë mundësi bashkekzistence dhe ata që mbështesin një kryetar dhe ata që e kundërshtojnë një kryetar.

Unë mendoj se kundërshtia ndaj një kryetari nuk mund të kthehet në kundërvënie ndaj PD.

Unë mendoj se për të zhvilluar dhe fuqizuar PD-në, dialogu, debati dhe përballja duhet të ndodhë me dinjitet brenda PD-së, jo duke e braktisur PD-në.

Kjo kërkon realizëm, arsye të ftohte, mendje te hapura dhe pak idealizëm nga kushdo”, tha Çollaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë