Futboll

Krerët e Barcelonës në Katar, skuadra ka nevojë për Ksavin sa më parë

Ndryshimi në stol, me largimin e Ronald Koeman dhe marrjen e drejtimit të skuadrës përkohësisht nga Serxhi, nuk pati asnjë efekt te Barcelona. Katalanasit barazuan në shtëpi me Alaveshin, duke lënë të tjera pikë që peshojnë në renditjen e përgjithshme.

Drejtuesit e skuadrës e kanë të qartë se skuadra ka nevojë për dorën e një njeriu adapt në stol, konkretisht për Ksavi Hernandez, ish-mesfushorin që aktualisht drejton ekipin e Al Sad në Katar. Për këtë arsye, krerët e Barcelonës kanë fluturuar në Katar me qëllimin për të arritur një marrëveshje për ta marrë sa më shpejt Ksavin. Lajmi bëhet i fituar nga “Mundo Deportivo”, që është një gazetë pranë klubit katalanas.

Faqja e parë e “Mundo Deportivo”. Gazeta Si, 1 nëntor 2021

Barcelona është mbërthyer nga një krizë rezultatesh në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve. Largimi i Koeman dukej i pashmangshëm, por tashmë duhet një trajner që e njeh mirë ambientin për ta udhëhequr skuadrën në vazhdim. Serxhi nuk është zgjidhje, ndaj dhe drejtuesit e klubit po veprojnë me urgjencë për rikthimin e Ksavit.

Lionel Mesi ndërkohë ka pohuar në një intervistë të fundit për “Sport” se do të kthehej te Barcelona në të ardhmen, në një rol drejtuesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë