Bota

Kremlini: Po dialogut me europianët, por ata refuzojnë!

Nga Gazeta ‘Si’- Rusia është e hapur për dialog mbi Ukrainën me vendet europiane dhe është gati të mirëpresë udhëheqësit e tyre në Moskë, por ata ‘refuzojnë të gjitha kontaktet’, tha këshilltari presidencial Yuri Ushakov.

“Europianët refuzojnë të gjitha kontaktet, edhe pse Presidenti Putin ka thënë vazhdimisht: nëse ndonjë udhëheqës europian dëshiron të flasë, ju lutem, mirë se të vini, në Moskë”.

“Ne nuk kemi qëndrim negativ ndaj propozimeve për kontakt”, këmbënguli përfaqësuesi i Kremlinit, i cituar nga agjencia e lajmeve Tass.

Ndërkohë, Këshilltari presidencial rus saktësoi se, Rusia po zhvillon negociata për të zgjidhur konfliktin ukrainas ekskluzivisht me Shtetet e Bashkuara.

“Për momentin, nëse flasim për kontakte, ato po zhvillohen ekskluzivisht midis Uashingtonit dhe Moskës”, u tha Ushakov gazetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë