Bota

Kremlini: Marrëdhënia me Turqinë do të vazhdojë pavarësisht rezultatit

Kremlini ka deklaruar se  marrëdhëniet e tij me Turqinë do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati i votimeve.

“Ne po i shikojmë me vëmendje dhe interesim të madh lajmet që vijnë nga Turqia. Ne do të respektojmë zgjedhjen e popullit turk”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov.

“Në çdo rast presim që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe thellohet”, përfundoi ai.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se ai ishte “qartësisht në krye” në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, por tha se ishte i gatshëm të “respektonte” një raund të dytë nëse është e nevojshme.

“Vendi ynë ka përfunduar një tjetër festival të demokracisë me zgjedhjet e 14 majit. Megjithëse rezultatet e sakta nuk janë ende të qarta, ne jemi shumë përpara”, tha Erdogan në një fjalim drejtuar kombit nga ballkoni i Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë