Para

Kreditë për banesa, një bombë me sahat në bankat polake

Në 2006-n, një çift polak, Marek dhe Malgorzata Rzewuski blenë një shtëpi në të dalë të Vrashavës, sepse po prisnin një fëmijë dhe dëshironin më shumë hapësirë dhe një kopësht.  Si mijëra blerës polakë, ata u këshilluan të merrnin kredi për shtëpi në monedhën zvicerane, franga, sepse do të përfitonin nga normat e ulëta të interesit në Zvicër, e jo ato në Poloni. Askush nuk foli për anën tjetër të monedhës, prezantimin me rrezikun e kursit të huaj në një kredi 30-vjeçare, (200.000 franga zvicerane janë 205.000 dollarë).

“Kjo u prezantua si mundësia më e mirë në treg”, -tha Marek. “Franga zvicerane ishte shumë e qëndrueshme dhe e popullarizuar. Ne e dinim se shumë njerëz po bënin të njëjtën gjë.” Dy vitë më vonë, erdhi kriza globale financiare. Investitorët u strehuan në frangën zvicerane si parajsa që nuk po prekej nga kaosi dhe ajo fitoi terren ndaj zlotit polak dhe valutave të tjera. Franga tani vlen sa dyfishi i vlerës që vlenë para krizës. Huadhënia mbaroi në 2008-n. Por është kthyer në një bombë me sahat për sektorin bankar në Poloni pasi klinetë si Rzeëuskis kanë nisur të fitojnë procese gjyqësore për të detyruar bankat e tyre të përballojnë koston e një basti monedhe që shkoi jashtëzakonisht keq.

Marek Rzewuski: “Ne e blemë shtëpinë për të qëndruar si familje, dhe jo për të nisur një betejë ligjore me bankierët”

“Është detyrimi im të ngrejë flamurin e kuq, sepse duke oretenduar se çdo gjë do të shkojë mirë do të ketë pasoja dramatike”, -thotë Jacek Jastrzębski, kreu i KNF, mbikëqyrësi financiar i Polonisë. Kreditë në frangën zvicerane u shitën dhe në shumë vende të tjera të Europës qendrore dhe lindore. Por kur basti shkoi keq, qeveritë  në vendet e tjera vendosën limite në pagimin e kësteve ose i kthyen ato në monedhën vendase. Në Hungari, qeveria në vitin 2014 detyroi bankat të konvertojnë 12 mld dollarë vlerë në monedhë të huaj në forints. Në Kroaci, një skemë e ngjashme i kushtoi bankave 1 mld dollarë. Polonia ka lejuar që problemi të zgjerohet dhe shumë humarrës janë ende të eskpozuar. Bankat kanë 347 mijë kredi në monedhën zvicerane, 14.3 mld franga. Nëse gjykata vendos se çdo bankë duhet të paguajë kostot, një ose dy mund të falimentojnë. Njëra ka rënë tashmë.

Huadhënësi i dhjetë më i madh në vende, Getin Noble, u shpëtua në shtator nga banka shtetërore polake dhe një konsorcium bankash. Dhënia e 10.3 mld zloti ishte çeku më i madh që Polonia ka dhënë që nga Bashkimi Sovjetik. Getin kishte kohë që vuante pasojat e ekspozimit ndaj frangës zvicerane që përbënte çerekun e portofolit të kredive të saj.

Gjykatat polake kanë anuluar tashmë shumë kredi hipotekore në franga zvicerane, pasi vendosën se bankat përdornin kurse “abuzive” të këmbimit valutor në krahasim me ato të Bankës Kombëtare të Polonisë. Por beteja gjyqësore kohët e fundit është zhvendosur në pyetjen nëse bankat kishin të drejtë të ngarkonin klientët për përdorimin e kapitalit të tyre derisa kreditë e tyre të anuloheshin, një çështje që u soll gjithashtu muajin e kaluar nga një gjykatë e Varshavës përpara Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Nëse gjykatat në Poloni dhe Europë dalin në krahë me konsumatorët, rënia do të jetë më e madhe. Deri në pesë banka mund të falimentojnë.

Ndërkohë që inflacioni është bërë më i ashpër, ekonomia e  Polonisë është tkurrur. Pasiguria aktuale e luftës është gjithashtu në kontrast me parashikimin solid të rritjes dy dekada më parë, kur politikanët inkurajuan kreditë në franga zvicerane sepse askush nuk donte t’i “privonte huamarrësit nga ëndrrat e tyre për të pasur apartamentin e tyre”, thotë Jastrzębski. Ai tani frikësohet për “stuhinë perfekte” të ekonomisë polake. “Një krizë e bankave e ndërthurur me atë të energjisë dhe situatën gjeopolitike mund të jetë një katastrofë”, -thotë ai.

Risku ishte i ulët

Pasi Donald Tusk, u bë kryeministër në 2007-n i premtoi Polonisë se do ta bashkojë me euron brenda 4 viteve. Besimi i tij i dha huadhënësve dritën jeshile për të operuar me skemën e framgës zvicerane.

 “Edhe sikur të mos ishte një qasje standarde për të dhënë një kredi në një monedhë jo vendase, mendimi ishte gjithashtu se ne do të hynim në euro, kështu që rreziku ishte i ulët,” -kujton bankieri Józef Ëancer, kryetar nderi i bordit mbikëqyrës i BNP Paribas Poloni. “Po ku ishin të gjitha organet administrative dhe rregullatore në atë kohë, që kontrollonin bankat, por nuk ngritën flamurin e kuq për të thënë se kjo ishte abuzive?

Disa banka polake ngurruan fillimsht, sipas shefit të ING Bank, Brunon Bartkieëicz, që thotë se ai loboi tek rregullatorët për të hequr këto kredi. Kur kjo përpjekje dështoi, ING u bë pjesë e turmës thotë ai “sepse ne po margjinalizoheshim pse nuk po ofronim produktin kryesor në treg”. ING nisi ofrimin e kredive në franga në 2008-n, pak muaj para se Lehman Brothers të falimentonin dhe të nisnin krizën financiare që sollën fundin e besimit të Tusk për t’ju bashkuar euros.

Situata për kredimarrësit u përkeqësua kur Zvicra e ndau frangën e saj nga euro më vitin 2015, dhe solli mbiçmimin e sajmme 20%. Kjo bëri që qeveria polake të niste një draftligj për të vendosur një kufi në humbjet e kursit të huaj. Ligji do t’i detyronte bankat t’i kthenin kreditë nga franga në zloti dhe do t’i kushtonte atyre 9.5 mld zloti. Por bankat lobuan me sukses kundër ligjit edhe sepse ata tashmë kishin fituar disa çështje kundër klientëve.

Bankat keqllogaritën situatën, thotë ish-bankieri Pawel Borys. Kështu, çështja u la në dorë të gjykatësve. Gjykata Europiane e Drejtësisë lëshoi një opinion në favor të kredimbajtësve në vitin 2019, pas të cilës edhe gjykatat polake nisën të mbanin anën e klientëve, që inkurajoi më shumë akuza.

Ironikisht, të njëjtat banka që bllokuan ligjin në vitin 2015, po tentojnë tani “të lobojnë për të krijuar një ligj”, që i mbron ata nga gjykata, thtoë Borys. Ai ende shpreson që gjykatat nuk do të krijojnë një situatë të padrejtë.  “Nëse do të flisnim për drejtësi, kjo nuk ka të bëjë me të”,-thotë ai.

Bankat nën presion

Përballë zgjedhjeve të vjeshtës së shkuar, qeveria e djathtë e Polonisë është bashkuar me konsumatorët, duke i ofruar atyre një pagesë kësti për pushime. Bankat janë bërë pjesë e një futbolli politik në debatin përballë inflacionit, me politikanët që i kërcënojnë ato me një taksë të jashtëzakonshme nëse dështojnë në dhënien e kushteve më të mira  për konsumatorët.

Në korrik, kreu i partisë në pushtet Ligj dhe Drejtësi, Jarosław Kaczyński, u tha bankave që “të vijnë në vete dhe të rrisin rrënjësisht interesin për depozitat”. Për shkak se disa nga më të mëdhenjtë e Polonisë janë gjithashtu të kontrolluara nga shteti, “Unë jam i shqetësuar se si qeveria mund ta trajtojë këtë sektor, veçanërisht gjatë një viti zgjedhor kur bankat mund të përdoren për të fituar popullaritet mes votuesve,” thotë ekonomisti Jakub Karnowski, i cili jep mësim në Shkollën Ekonomike të Varshavës.

Jack Jastrzębski, kryetar i mbikëqyrësit financiar të Polonisë, thotë se pretendimi se gjithçka është në rregull do të ketë ‘disa pasoja dramatike’ Rreziku i frangës zvicerane hedh një hije të madhe mbi bankat polake që përndryshe kanë ecur mirë në testet evropiane të stresit, veçanërisht duke mbajtur raporte më të larta të kapitalit. se shumë bashkëmoshatarë.

Në Prill, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, një ish-bankier tha në një konferencë se Polonia duhet të heqë wibor-in dhe ta zëvendësojë atë me një normë tjetër më transaprente. Të papërgatitur për njoftimin e kryeministrit, sektori bankar kuptoi se kjo gjë do vite të ndërtohet. Më pas gjykatat nisën të anullonin kreditë në wibor.

Mënyra se si është përshkallëzuar beteja e frangave zvicerane e bën të vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë më pas, thotë Bartkieëicz i ING. “Ne filluam duke debatuar për atë që është keq-shitje për të vendosur që çdo kredi në valutë të huaj është abuzive,” thotë ai.

“Unë nuk e di me të vërtetë se si e bëmë këtë udhëtim.” Por për blerësit e shtëpive si Rzeëuskis, djali i të cilëve është tani një adoleshent, gjykatat kanë ofruar të vetmen rrugë shpëtimi nga barra e paqëndrueshme e një kredie të frangës zvicerane. Edhe pasi fituan raundin e parë në betejën e tyre ligjore, Rzewuskit ende po përballen me një apel nga banka dhe një luftë tjetër mbi tarifat e interesit për borxhin e tyre të papaguar të banesave. “Ne blemë një shtëpi për t’u vendosur si familje, jo për të filluar një betejë të gjatë dhe të vështirë me bankierët,” thotë Marek Rzewuski. “Ne vetëm mund të shpresojmë që kjo histori të përfundojë përpara se djali ynë të largohet nga shtëpia.”/Financial  Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë