Norma e huave me probleme ndaj totalit ka zbritur në 5.65% gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, nga 6.2% që ishte gjatë muajit nëntor. Kjo është rënia mujore më e lartë që prej qershorit të të njëjtit vit, me 0.55 %.

Në raport vjetor ky tregues ka pësuar një rënie me 2.46 %. Sipas shifrave të BSH-së, numri i kredivë të këqija është në nivelin më të ulët në më shumë se 10 vite dhe duke vazhduar me tendencën në rënie. Edhe gjatë pandemisë, kur sektorët financiarë patën një lëkundje të fortë, kreditë me probleme nuk u rritën.
Si një tregues me rëndësi i shëndetit financiar, ulja e numrit të kredive të këqija ka qenë gjithmonë objektiv afatgjatë i Bankës së Shqipërisë. Në një komunikim për media në vitin 2021, Guvernatori i Bankës, Gent Sejko, tha se pjesa më e madhe e kredimarrësve të këqij ishin biznese të mëdha.
Në vitin 2014 ky tregues arriti në 25%, duke u kthyer në një problem serioz për bankat, si dhe duke e vendosur Shqipërinë të fundit në rajon në këtë drejtim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



