Para

Kreditë me probleme rriten në 4.4%, niveli më i lartë për këtë vit

Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin shtator, stoku i kredive të këqija u rrit në 4.4 përqind, duke arritur normën më të lartë për 2025-n.

Sipas Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i këtij stoku lidhet me kreditë e reja me probleme.

Ky tregues do të ishte edhe më i lartë nëse nuk do të ishin fshirë 6.3 mld lekë kredi të humbura. Vlera e kredive të fshira në periudhën e fundit ishte sa 17.6% e tepricës së përgjithshme të kredive me probleme në portofolin e bankave, nga rreth 2.7% gjashtëmujorin e kaluar.

Shifrat duket se pasqyrojnë shqetësimin e Bankës qendrore, që ka bërë thirrje për moderim të kreditimit, sidomos në sektorin imobiliar. Për këtë lloj kredie, BSH ka kufizuar financimin, ku maksimumi i huasë do të jetë sa 80% e vlerës së pronës që blihet dhe jo më shumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë