Para

Kreditë me probleme ranë gjatë tetorit, por mbeten më shumë se një vit më parë

Nga Gazeta ‘SI’ – Kreditë me probleme në vend kanë shënuar një tjetër rënie gjatë tetorit, duke qëndruar në niveli 5.1% nga 5.24% që ishte në shtator.

Ndonëse një kredi më e shtrenjtë, bashkë me zhvlerësimin e euros, sipas Bankës së Shqipërisë kërcënojnë aftësinë paguese të qytetarëve, dy muajt e fundit, ky tregues ka qenë me rënie. BSH thotë se kjo lidhet me faktin që normat për kreditë e reja kanë ardhur në rënie dhe ato për kreditë e mëhershme janë stabilizuar. Rrjedhimisht, familjet, bizneset nuk kanë pasur presion të shtuar në aftësinë e tyre paguese. Një tjetër faktor është edhe përmirësimi i bilanceve të bizneseve, të cilët kanë përfituar ndjeshëm nga çmimet e larta në vend.

Gjithsesi gjatë gjithë këtij viti, stoku i kredisë së keqe ka pasur luhatje të vazhdueshme, por jo shumë domethënëse. Po sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, kjo ka ndodhur për shkak të zhvlerësimit të euros dhe jo sepse është rritur kredia e keqe.

Në raport vjetor, kredite më probleme janë shtuar me 0.13%. Kjo tendencë ishte e parashikueshme lidhur me rritjen e këstit mujor të huave për familjet.

Kreditë me probleme kryesohen nga kreditë në valutë dhe kreditë e pambrojtura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë