Para

Kreditë me probleme qëndrojnë në 4%

Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin prill, treguesi i kredive me probleme është rritur lehtë dhe raportohet në 4.03% ndaj totalit të kredive.

Rritja e papërfillshme nga 4.02% në muajin mars nuk është e mjaftueshme për të sinjalizuar një lëvizje domethënëse. Në raport mujor, kreditë e këqija janë reduktuar me pothuajse 1 pikë përqindje, përkthyer në më shumë se 2 mld lekë.

Ekspërtët e Bankës së Shqipërisë, por edhe anketat tregojnë një aftësi paguese të përmirësuar të familjarëve.

Nga ana tjetër, pas shumë thirrjesh për një moderim të kreditimit për sektorin imobiliar, si rrezik i shtimit të kredive të këqija, Banka e Shqipërisë mori disa masa kufizimi. BSH vendosi heqjen e financimit të plotë për banesat dhe kreditimin deri në 85% të vlerës në lekë e 70% në valutë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë