Nga Gazeta ‘SI’ – Stoku i kredive me probleme në bankat shqiptare është rritur lehtë gjatë verës.
Banka e Shqipërisë tregon se ky tregues zë pothuajse 4.2% të totalit të kredive, nga 4% në korrik dhe 4.6% gushtin e 2024-s.
Sipas ekspertëve nga BSH, ka një rritje të kredive të reja me probleme, por që për efekt statistikor nuk shfaqen në llogaritjen finale të këtij treguesi.

Po ashtu, shpjegohet se treguesi do të ishte edhe më i lartë nëse nuk do të ishin fshirë 6.3 mld lekë kredi të humbura. Vlera e kredive të fshira në periudhën e fundit ishte sa 17.6% e tepricës së përgjithshme të kredive me probleme në portofolin e bankave, nga rreth 2.7% gjashtëmujorin e kaluar.
Kreditimi, specifikisht ai i tregut imobiliar ka shqetësuar Bankën e Shqipërisë, e cila është detyruar të marrë masa për t’a kufizuar atë me anë të vlere tavan financimi, deri 80%.
Në shifra nuk reflektohet ende një ngadalësim i këtij produkti, por edhe vetë bankat tregtare parashikojnë rënie të kredisë për pasuri të patundshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



