Treguesi i kredive me probleme sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në maj arriti në 5.44%, nga 5.42% që ishte në muajin e mëparshëm.

Rritja e raportit të kredive me probleme përkon me një periudhë kur ekonomia dhe konsumatorët janë prekur nga nivelet më të larta të inflacionit në 20 vjet.
Banka e Shqipërisë në mbledhjen e fundit vendosi për herë të dytë të rrisë normën bazë të interesit me 0.25% në 1.25%, pasi në mars e kishte rritur me 0.5 pikë përqindje në 1%.
Guvernatori i BSH, Gent Sejko paralajmëroi se rifreskimi i analizës dhe përditësimi i projeksioneve tona sugjeron se inflacioni në vend do të vijojë të mbetet i lartë gjatë vitit 2022. Ai tha se inflacioni do të shkojë në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.
Rritja e normës bazë pritet të reflektohet dhe në shtrenjtimin e interesave të kredive nga bankat, çka mund të ndikojë në aftësinë paguese të kredimarrësve, duke u bërë një faktor shtesë që do të rrisë barrën e bizneseve, krahas shtimit të kostove dhe frenimit të konsumit prej çmimeve të larta
Kreditë e këqija nivelin më të ulët të dekadës e arritën në mars, në 5.24%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



