Para

Kreditë e këqija u ulën në gusht, por BSH pret rritje të tyre në muajt në vazhdim

Nga Gazeta ‘SI’ – Kreditë me probleme vazhduan tendencën rënëse edhe gjatë muajit gusht 2022, duke zënë 5.2% të totalit të kredive, niveli më i ulët i këtij treguesi, nga 5.27% që zinin një muaj më parë, korrik. Në gushtin e një viti më parë, kreditë me probleme zinin 6.96% të kredive në total.

Kreditë me probleme nisën rënien gjatë vitit pandemik dhe patën ecuri pozitive, deri në prill të këtij viti kur u rikthye rritja e tyre, 0.2% më shumë nga marsi. Kjo tendencë zgjati deri në maj, dhe në qershor kreditë me probleme vazhduan përsëri të binin. Gjatë këtyre dy muajve, u rikthye edhe rënia e stokut të depozitave, që tregonte se shqiptarët po i tërhiqnin ato.

Në raportin e stabilitetit financiar pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë, pret në fakt një përkeqësim të këtij treguesi, ngadalësim të rënies ose edhe rritje, për muajt në vijim. Kjo sepse, rritja e kostove të jetesës mund të ulë aftësinë paguese të qytetarëve kredimarrës.

Ndonëse nuk ka një përcaktim të llojit të kredimarrësve problematikë, më herët, Guvernatori i BSH, Gent Sejko, tha për Gazetasi.al se peshën më të madhe në kredit e këqija e kanë kompanitë e mëdha, që rrisin masën e tyre ndaj totalit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë