Nga Gazeta 'SI' - Kreditë me problem u reduktuan më tej në muajin gusht, duke arritur në nivelin më të ulët të regjistruar, 4.61%.
Banka e Shqipërisë thotë se shkak i uljes së këtij treguesi janë shlyerjet e detyrimeve nga qytetarët dhe bizneset, por edhe nga fshirja e një pjese të tyre. Ulja e kredive me probleme si raport përqindje i atribuohet edhe rritjes së shpejtë të kredisë totalë në vlerë absolute.
BSH ka mbajtur qëndrim kritik ndaj zgjerimit të shpejtë të kredisë nga bankat tregtare me shqetësimin se kjo kërcënon stabilitetin financiar dhe rritjen e kredive të këqija.
Banka e Shqipërisë përmend specifikisht kredinë për sektorin e pasurive të paluajtshme që prej kohësh është shqetësim për autoritetin dhe tashmë listohet si faktor risku për sistemin bankar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.