Financa Personale

Kreditë e këqija u shtuan në fillim të 2024

Nga Gazeta 'SI' - Në janar të 2024-s, kreditë e këqija shënuan një rritje të lehtë, pas nivelit minimal që prekën në dhjetor.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në janar stoku i kredive me probleme u rrit në 4.88% nga 4.7% që ishte në dhjetor.

Teorikisht, rritja e këtij treguesi do të thotë një përkeqësim i financave të konsumatorëve apo bizneseve, që vonojnë të paguajnë detyrimet e huave. Përkeqësimi i kredisë duket të ketë lidhje me rritjen e normës së interesit në nëntor në 3.5% nga BSH, që e jep efektin pak javë më vonë.

Më herët, ekspertët e BSH-së treguan se edhe zhvlerësimi i euros ka dorë në rritjen e këtij treguesi. Pak ditë më parë, INSTAT tregoi se inflacioni ka rënë poshtë objektivit 3%, që është një sinjal për uljen e normave të interesit


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë