Para

Kreditë e këqija u rritën përsëri në shkurt

Nga Gazeta ‘SI’ Kreditë me probleme u shtuan përsëri edhe në muajin shkurt, me 0.15 pikë përqindje nga janari, duke arritur 5.16% ndaj totalit.

Rritja e kredive me probleme lidhet me normat e larta të interesit dhe goditjes së aftësisë paguese të kredimarrësve, duke ndikuar nga afatin e pagesës.

Ky ishte një fenomen i parashikuar edhe nga Banka e Shqipërisë disa muaj më parë, që paralajmëronte rritjen e këtij treguesi. BSH parashikonte që 70% e kredive do të preken nga rritja e normës, sepse ishin me normë të ndryshueshme. Kjo është negative edhe për vetë bankat tregtare që detyrohen të paguajnë provigjione ndaj bankës qendrore.

Raporti i kredive me probleme gjithsesi, qëndron në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur qëndronte në nivelin 5.39%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë