Para

Kredia e keqe u rrit gjatë prillit

Nga Gazeta ‘SI’ – Cilësia e kredisë është përkeqësuar në prill 2024, duke u rikthyer në nivelin e janarit.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë kreditë me probleme u rritën në 4.88% gjatë prillit, nga 4.6% në muajin mars, rritje rreth 2 mld lekë.

Mesa duket ky është efekti i rritjes së normës së interesit në nëntor të vitit të shkuar, por edhe shtrenjtimit të kostos së jetesës në përgjithësi. Të dy këto faktorë përkeqësojnë financat e qytetarëve, por edhe bizneseve, duke i bërë ata më pak të gatshëm për të paguar kredinë.

Shifra të tjera që raporton BSH, tregojnë se kreditë e pambrojtura, që janë kryesisht në euro, përbëjnë pjesën më të madhe të kredive të këqija.

BSH ka sinjalizuar ulje të normës së interesit, në koherencë me Bankën Europiane. Momentalisht BSH e ka ngrirë atë në 3.5%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë