Nga Gazeta ‘SI’ – Stoku i kredive të këqija ka prekur nivelin më të ulët në një dekadë, raporton Banka e Shqipërisë.
Nga të dhënat statistikore, tregohet se në fund të vitit 2024, kreditë me probleme ranë në 4.17% të stokut total të kredive. Në nëntor ky tregues ishte 4.48%, ndërsa një vit më parë ishte 4.74%.
Banka e Shqipërisë raporton se në vlerë, stoku i kredive të këqija u ul me rreth 0.5 miliardë lekë në 12 muaj.

Për ekspertët e BSH-së, ulja e këtij treguesi lidhet me rritjen e aftësisë paguese të individëve dhe bizneseve, por mund të jetë edhe efekt statistikor i rritjes së kredive të reja.
Një skenar ku kreditë e këqija do t’i riktheheshin rritjes është shqetësues për Bankën e Shqipërisë e cila ka ripërsëritur thirrjen e saj për një moderim të kreditimit, specifikisht në sektorin imobiliar, kreditë për të cilën janë kryesisht të pambrojtura dhe kanë një rrezik më të madh.
Një masë për parandalimin e rritjes së kredisë ishte edhe aktivizimi i shtesës kundërciklike për herë të dytë në pak muaj. Gjithsesi, Banka e Shqipërisë ka sinjalizuar lehtësim të politikës monetare në vazhdim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



