Kosova

Krasniqi akuzon Kurtin: Letra e dorëheqjes nuk është serioze

Nga Gazeta ‘Si- Pas dështimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se seanca u ndërpre si pasojë e veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai akuzoi Albin Kurtin, i cili dorëzoi sot dorëheqjen, se letra e tij nuk është serioze.

Sipas Krasniqit, nëse Kurti do e kishte dorëzuar në kohë letrën e dorëheqjes, seanca nuk do kishte dështuar.

“Kurti do të duhej të dërgonte një letër të mirëfilltë dorëheqjeje dhe atë ta dërgonte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë