Papagallët australianë kanë sqepa më të mëdhenj sot sesa paraardhësit e tyre mbi një shekull më parë. Krahët e lakuriqëve të natës janë rritur me 1 përqind që nga vitet 1950 dhe minjtë e fushave kanë bishta më të gjatë.
Sidoqoftë, ato nuk janë kafshët e vetme që kanë ndryshuar formën dhe madhësinë gjatë dekadave. Arsyeja? Moti është më i ngrohtë dhe kafshët përshtaten.
Rritja e temperaturave mesatare globale po ndikon – në fakt – jo vetëm zakonet e tyre të sjelljes ose të ngrënies, por edhe “fizikun” e tyre.
Një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga studiuesja Sara Ryding e Universitetit Deakin në Australi, ka treguar se disa specie me gjak të ngrohtë po ndryshojnë fiziologjinë e tyre në mënyrë që të mbijetojnë nga ngjarjet më ekstreme.
Ajo që ka ndryshuar – siç thuhet në hulumtimin e publikuar në revistën “Trends in Ecology & Evolution”, (Trendet në Ekologji dhe Evolucion) – janë në veçanti sqepat, këmbët dhe veshët e zogjve, por edhe “shtojcat” e disa gjitarëve, të cilat bëhen më të mëdha për të rregulluar më mirë shpërndarjen e nxehtësisë.
Ndër ekzemplarët e studiuar ka, për shembull, papagallë australianë, në të cilët u vërejt një rritje në madhësinë e sqepit, midis 4 dhe 10 përqind në krahasim me ato të vërejtur në vvitin 1870.
E njëjta gjë vlen edhe për familjen e zogjve “juncos” me sy të errët (sturnus vulgaris ) dhe “kakadot” e bandës “simpatike”, të dalluara nga një kreshtë qesharake dhe e butë me ngjyrë të kuqe te meshkujt dhe gri tek femrat.
Për më tepër, cinereus (ose “i maskuari”), nga familja e koalave, i përhapur në Alaskë, Kanada dhe veriun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pasur një rritje të bishtit dhe këmbëve. Pa harruar shembuj më të zakonshëm: te minjtë dhe lepujt e egër, u vu re një zmadhim i veshëve; te derrat dhe minjtë e fushave ai i bishtit.
Ashtu si dhe te njerëzit, kontrolli i temperaturës së trupit është gjithashtu një aspekt themelor për kafshët për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien. “Ndryshimi i klimës tani është një nga temat më të diskutuara në media globalisht. Nëse kafshët nuk arrijnë të rregullojnë fizikun e tyre ndaj klimës, ato mund të mos mbijetojnë”, – shpjegoi Ryding në një intervistë për “The Guardian”.
Përveç kuptimit të ndikimit tek njerëzimi, ne duhet të “kuptojmë pasojat e temperaturave më të larta në ekosistemet dhe faunë. Ndërsa disa kafshë po evoluojnë, të tjerat, – paralajmëron ajo, – janë të destinuara të zhduken. Studimet e ardhshme do të përdorin skanimin 3D mbi fosilet e ruajtura në muze, që datojnë në 100 vitet e fundit”, me shpresën për të marrë rezultate më të hollësishme.
Shumë specie tashmë janë zhdukur në dekadat e fundit, të tjerët po lëvizin si reagim ndaj ndryshimeve mjedisore: “Disa zogj shtegtarë, për shembull, mbërrijnë në zonat e mbarështimit kur insektet që hanë, kanë përfunduar tashmë një pjesë të ciklit të tyre të jetës dhe arinjtë polarë arinjtë lëvizin në kërkim të territoreve të ngrira”, – shpjegon Gianluca Catullo, biolog, kreu i zyrës së specieve dhe habitateve të WWF Itali.
“Ishte e habitshme, – vijon ai, – të vëzhgosh sesi disa variacione të trupave të kafshëve janë tashmë të dukshme për sytë tanë. Një fenomen që konfirmon plasticitetin biologjik të kafshëve, i cili shprehet në nivele të ndryshme: nga gjenomike në sjellje dhe përshkruan aftësinë e një ‘sistemi’ për të ndryshuar gjendjen në përgjigje të stimujve të jashtëm”.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



